Gjilan

Haziri: Lutja ime, t’i permbaheni distancimit social dhe masave mbrojtëse

 

 

#Dita97. Nga 63 të testuar sot, 12 raste rezultuan pozitive. Këto infeksione janë nga kontaktet e 9 të infektuarave nga dy ditet e kaluara. Po ashtu, edhe nesër presim një numër të testimeve. Lajmi i mirë është se janë negativizuar nëntë raste nga ritestimet.

Lutja ime t’i perbaheni distancimit social dhe masave mbrojtëse. Po kalojmë një kohë të vështirë të rikthimit të infeksionit. Duhet ta mundim bashkë. Përshtatu masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen.

Ne kemi informacione të sakta mbi burimet e të infektuarve, por vrusi #Covid19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon me na mund!

You Might Also Like