Gjilan

Haziri ngushëllon familjen Huruglica me rastin e ndarjes tragjike të të riut, Debatik Huruglica

Gjilan, 10 prill 2020 – Me rastin e ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të të riut nga Gjilani, Debatik Huruglica, kryetari Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familje Huruglica. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Huruglica,

Me trishtim e mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të djalit tuaj, Debatikut, në kohën kur po përballemi edhe me pandeminë Covid-19.

Ai ishte djalë i ri dhe me plot energji, me potencial për rini aktive dhe mbi të gjitha i dashur për të gjithë ata që e njohën.

Në emër të qytetarëve të Gjilanit shpreh ngushëllimët më të sinqerta dhe do të jemi pranë jush në përballimin e dhembjes. Zoti

ua leftësoftë dhembjen!

Në kohën kur po përballemi në luftë me të panjohurën, i lusim të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, veçanërish këto dy javët e ardhshme ”, thuhet në telegram.

You Might Also Like