LAJME

Haziri pranon 20 laptop donacion nga Zvicra për shkollat profesionale

Gjilan, 7 gusht 2018 –  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar sot 20 laptop për shkollat profesionale, të cilët janë donacion i organizatës zvicerane Labdoo.

Në emër të organizatës, donacionin ia ka dorëzuar kryetarit Haziri koordinatori i Labdoo, Asdren Toska.

Kryetari i Gjilanit ka falënderuar koordinatorin Toska për inicimin dhe përkushtimin që ky donacion të vie në qytetin e tij, duke thënë laptopët do të shfrytëzohen nga shkollat profesionale dhe në këtë mënyrë do të ketë ndikim direkt

në përmirësimin e cilësisë në institucionet edukativo-arsimore.

Ndërkaq, koordinatori i organizatës zvicerane Labdoo, Asdren Toska, ka njoftuar se ky është vetëm fillimi i donacioneve të kësaj natyre, duke u zotuar se brenda vitit edhe 200 laptop të tjerë do t’i sjell në Gjilan.

Ai tha se laptopët që i dorëzoi sot janë të pajisur me të gjitha programet e domosdoshme për përdorim nga nxënësit e shkollave profesionale.

You Might Also Like