#Dita106. IKSHP sapo njoftoi për 3 raste të reja pozitive me #Covid19, por bëhet fjalë për ritestime të rasteve aktive të para një jave, të cilat janë në monitorim të plotë të Komitetit Emergjent të Gjilanit për parandalimin e përhapjes së #Covid19. Apeloj që t’i përshtateni masave mbrojtëse dhe të kujdeseni për vete e familjen. Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Mbaje distancën!