Shefik Surdulli /sekretar i PDK-së dhe këshilltar komunal në KK Gjilan/
Padyshim se Ushtrinë e Kosovës do ta bëjnë ata që e bënë UÇK-në, duke e ngritë lart dinjitetin tonë kombëtar!
Gjilan, 07 dhjetor 2018
Deklarata e mbrëmshme publike në media, e z. Lutfi Haziri, njeriut të parë të Gjilanit dhe të dytit të LDK-së, përmes së cilës paturpësisht e vë në dyshim dhe e kundërshton vendosmërinë e institucioneve kompetente të Shtetit të pavarur, demokratik e sovran të Kosovës, për formimin e ushtrisë, të paralajmëruar më 14 dhjetor, është hipokrite, kundërthënëse dhe nuk e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të komunës së Gjilanit.
Ç’mund të themi tani për agjitacionin, kundërthënës, të z. Haziri, pro idesë për korrigjim kufijësh me Serbinë dhe futjen e Luginës së Preshevës brenda territorit të Kosovës, përkundër kundërshtive dhe moskoordinimit me faktorin ndërkombëtarë, siç pandehë ai tani në rastin e formimit të Ushtrisë së Kosovës?
Prandaj kjo është hipokrizia e z. Haziri, me të cilën ai vazhdon të mbijetojë në politikë.
Populli shqiptarë i kësaj ane të Anamoravës, gollakut e karadakut, në të gjitha etapat historike të vendit, para çdo furtune ka qëndruar stoikisht dhe me dinjitet. Ata nuk janë koritur as turpëruar kombtarisht, asnjëherë. As tani jo!
Pavarësisht hezitimeve e “kërcënimeve” nga jashtë, së fundi edhe kundërshtive të brendshme (siç po shihet), Ushtria e Kosovës duhet të bëhët patjetër. Jo për punë qejfi, as inatesh të askujt, por është e domosdoshme dhe jetike për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj paqëdashës.
Padyshim se Ushtrinë e Kosovës do ta bëjnë ata që e bënë UÇK-në, duke e ngritë lart dinjitetin tonë kombëtar!