Ilmi Mustafa, anëtar i kryesisë së degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan dhe veprimtar i njohur i këtij subjekti politik në diasporë, ka publikuar një dedikim të veçantë për ish-kryeministrin e Kosovës dhe tashti kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, në datëlindjen e tij.
Urime ditëlindjen kryeministër Haradinaj. Duke të uruar shëndet, lumturi e shumë ditëlindje tjera, shpreh kënaqësinë e pakufishme dhe mburrjen që jam krah jush politikisht.
Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën dhe lirinë e popullit të saj. Falë jush, sot ne udhëtojmë lirshëm, jetojmë pa brenga e flasim shqip, pa frikë.
Jetofsh gjatë, kryetar Haradinaj!