Futboll

Ish-lojtari i Gjilanit, Erlis Xhemajli nënshkruan për KF Dukagjinin

Erlis Xhemajli, lojtar i deridjeshëm i SC Gjilani ka ndërruar mjedis, ai në stinorin e ardhshëm do të luaj për KF Dukagjinin nga Klina.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije vetë klubi nga Klina, i cili në faqen zyrtare ka shkruar se  Erlis Xhemajli bëhet pjesë e Dukagjinit.

Xhemajli është përforcimi më i ri në ekipin gjelbër e bardh dhe 21-vjeçari luan ne pozitën e mesfushorit qendror, ndërsa në sezonin e fundit ishte pjesë e Gjilanit. Xhemajli është paraqitur edhe për grupmoshat e reja të Kosovës.

Ndryshe të rikujtojmë se Erlis Xhemajli është i biri i futbollistit të njohur gjilanas Veton Xhemajli. Ishte përfolur se Erlisi do të kalojë tek ekipi i Llapit, transferimi që nuk u realizua për shkak se palët nuk kishin rënë në pëlqim për gjatësinë e kontratës. Erlis Xhemajli, një lojtar tejet i përgatitur me siguri se hynë në planet e trajnerit të ri të Dukagjinit, Ismet Munishi. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like