LAJME

Ismajli: Do ta mbrojmë konsumatorin

Në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me një temë shumë aktuale :”Si ta mbrojmë konsumatorin gjilanas”, kanë marrë pjesë dhe kanë debatuar me qytetar, Arbër Ismajli nënkryetar i komunës, Nevzad Rushiti drejtor i inspeksionit dhe Nysret Hajrullahu drejtor i spitalit. Arbër Ismajli tha se konsumatori gjilanas do të mbrohet me të gjitha mjetet dhe nuk do të lejojmë që në dyqane, minimarkete, hotele, restorante apo veprimtari tjera shërbyese të ketë mall pa afat apo mall të kontrabanduar. Debati i klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” i titulluar: “Si ta mbrojmë konsumatorin gjilanas” ka ardhë si rezultat i helmimit të fundit në restorantin “Garden” ku shumë pacient i janë nënshtruar hospitalizimit. Për të parë gjendjen dhe përgatitjet që po i bënë komuna e Gjilanit në prag të ardhjes së mërgimtarëve dhe në prag të vapës së korrikut e gushtit në debat kanë diskutuar Arbër Ismajli, Nevzad Rushiti dhe Nysret Hajrullahu. Arbër Ismajli nënkryetar i komunës i cili vazhdimisht po tregohet transparent dhe i hapur për publikun duke treguar gjithnjë rrethanat e sakta për atë që po ndodhë tha se konsumatori gjilanas do të mbrohet me të gjitha mjetet dhe nuk do të lejojmë që në dyqane, minimarkete, hotele, restorante apo veprimtari tjera shërbyese të ketë mall pa afat apo mall të kontrabanduar. “E tërë Kosova po ballafaqohet me mungesë të higjienës ndërsa Gjilani në mungesë të statutit për një kohë të gjatë nuk ka funksionuar inspeksioni komunal si drejtori në vete. Tani e kemi një përparësi sepse e kemi ekipin dhe kemi njerëz që mund të kujdesen për konsumatorin e atakuar” tha Ismajli. Ismajli tha se është një plus i madh që vetëdija qytetare po ngritet sepse kemi shumë denoncime nga ana e qytetarëve, e rastin më të freskët e kishim kur ishte në pyetje çmimi i bukës. Ismajli tha se do të monitorohen të gjitha situatat dhe kemi kapacitete të plota për ta monitoruar gjendjen sanitare dhe hixhenike. “Mund të ketë parregullsi, ka produkte me afat të skaduar, por jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi dhe obligime dhe të dnëshkohen të gjithë ata që bien ndesh me ligjin” tha Ismajli. Kurse, Nysret Hajrullahu drejtor në spitalin e Gjilanit tha se kemi qenë të gatshëm edhe rreth kuadrit profesional dhe furnizimit me barna në rastin e fundit të helmimit. “Edhe pse ishte sfidë për ne sepse është dashur kuadër shtesë dhe dhoma speciale. Rreth 55 të sëmurë ishin të hospitalizuar kurse mbi 100 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Për ne ky rast ishte alarm dhe na obligon që të përgatitemi maksimalisht sepse ky fluks ndodhë shumë rrallë” tha Hajrullahu. Nevzad Rushiti drejtor i inspeksionit tha se temperaturat e larta dhe ardhja e mërgimtarëve e rrisin rrezikun edhe më shumë dhe për këtë arsye ne edhe kemi themeluar Task Forcën e kujdestarisë. “Gjendja nuk është alarmante sipas inspektorëve sepse asnjë therrie në komunën e Gjilanit nuk bëhet pa ndërhyrjen e inspektorëve. Tri qendrave tregtare u është asgjësuar mishi dhe kanë ndodhur edhe ndëshkimet edhe dënimet dhe nuk do të ketë tolerime në asnjë rast” është zotuar Rushiti. Fadil Ibrahimi mërgimtar nga Suedia pati vërejtje rreth sjelljes ndaj mërgimtarëve nga ana zyrtarëve komunal rreth dokumentave në administratë. Shaban Terziu nga shoqëria civile tha se inspeksioni duhet t`i vizitojë minimarketet më shpesh. Nuhi Nuhiu tha se inspeksioni ka staf të reduktuar. “Dogana është problemi kryesor sepse mungojnë laboratorët fillestar. Jemi në duar të tugjarëve sepse furnizohemi nga njerëz të dyshimtë të cilëve ju intereson vetëm gjepi. Duhet të vetëdijesohet qytetari dhe duhet të jemi më të përgjegjshëm” tha Nuhiu. Jonuz Cana tha se ushqimet duhet të kontrollohen, por edhe konsumatori duhet të ketë kujdes. “Duhet të kontrollohen kafiteritë, lokalet, hotelet, restorantet dhe mos të ketë lëshime e as tolerime” tha Cana. Demir Krasniqi ka kritikuar inspeksionin komunal meqë sipas tij shumë pak dalin në teren derisa Muhamet Halili gazetar tha se duhet të ekzistojë një lidhje më e fuqishme e komunikimit mes institucioneve dhe konsumatorit

You Might Also Like