Drita e Gjilanit, pasi ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Ismet Munishi, në radhët e veta ka sjellë edhe dy lojtarë, një në pozitën e qendërmbrojtësit dhe tjetri në atë të qendërsulmuesit.
Arleison Martinez, sulmues është emër i ri të FC Drita, futbollist që vije nga Kolumbia, kurse emër tjetër në FC Drita është edhe braziliani Alan Ferreira, qendërmbrojtës, i cili në ekipin bardh e kaltër do të gjejë edhe bashkëkombësin e tij, Fortunato.
Kjo e mërkurë është dita kur pritet që këta futbollistë t’i bashkëngjiten FC Dritës.
Drita në këtë kampionat nuk pati paraqitje të mira, andaj është e radhitur në pozitën e fundit me vetëm katër pikë të grumbulluara. Rezultatet jot ë kënaqshme bënë që nga ky ekip të largohen dy trajnerë, së pari tërnocasi Sedat Pajaziti e më pas edhe boshnjaku Amir Alagiq. Tashti Ismet Munishi, trajneri karizmatik shihet si shpëtimtar i Dritës, kurse ditët në vijim do të tregojnë se a është ai i duhuri.