Drita e ka mbyllur keq stinorin vjeshtor, ngase brenda më pak se një jave është mposhtur pas penaltive nga Ballkani në ndeshjen për Kupën e Kosovës e së fundi ka pësuar edhe nga Trepça ’89 me rezultat 3:1.
Vendasit kanë shënuar që në minutën e 17me anë të Leart Eminit, i cili pranoi një top në zonë dhe e futi atë në rrjetë.
Në pjeën e parë Drita pati dy raste të mira me Eminin dhe Limanin, por nuk ia doli të shënojë, kurse krejt në fund të pjesës së parë vendasit e kanë dyfishuar epërsinë, kur qendërmbrojtësi i mysafirëve Cuculi futi topin në rrjetë të vet.
Në minutën 52, Trepça ’89 ka trefishuar epërsinë, duke shënuar me anë të Muharrem Jashari, kurse krejt çfarë bënë lojtarët e Dritës ishte një gol i shënuar me anë të brazilianit Gilberto Fortunato, i cili ballë për ballë me portierin vendas u tregua i shkathtë dhe e futi topin në rrjetë.
Trepça ’89: Hyseni, Asare, Kaqiku, Pira, Statovci, Traore, Maloku, Jashari, Rusi, Emini, Manaj Kryetrajner: Shpëtim Idrizi
Drita: Tofiloski, Limani, Gërbeshi, Cuculi, Blakçori, B.Shabani, Namani, Vucaj, Bun.Shabani, Xh.Shabani, Emini. Kryetrajner: Ardian Nuhiu
Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Visar Kastrati
Stadiumi: “Riza Lushta” – Mitrovicë