Në moshën 80-vjeçare ka ndërruar jetë Ibrahim (Vesel) Morina, baba i nënkryetares së Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, shkruan kryelajmi.com.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit, të cilët në faqen e tyre në facebook kanë shkruar:
Njoftim mortor
Miq dhe dashamirë,
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se para pak çastesh u nda nga jeta më i dashuri ynë, Ibrahim Vesel Morina (1944-2024). Ai u largua nga kjo botë, duke lënë pas kujtime të pashlyeshme dhe një boshllëk të madh në zemrat tona.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër,, më 11.09.2024 me namaz të Ikindis, ora 16.00, në varrezat e Qytetit të Gjilanit.
U prehtë në paqe shpirti yt i bardhë, Abej!
Familja Morina