Ka ndërruar jetë shoferi i kamionit që u vetaksidentua në Parallovë të Novobërdës, i lindur në vitin 1977, raporton mediafokus.info.
Lajmin e ka konfirmuar për mediafokus.info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani.
“Ju njoftojme se me daten 19.06.2022 rreth ores 15:31, kemi pranuar një informatë për një rast aksident tarfiku me lëndime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Nobobërd . Policia e Kosovës njësiti i Komunikacionit rrugor ka arrit me urgjencë në vend të ngjarjes.
Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve ( i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani te panjohura).
Drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndime të rënda trupore , i cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasoj e lëndimeve në vet aksident ka ndrru jetë.
Për rastin është njoftu prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML.
Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës trafiku rajonal në Gjilan”, ka thënë Hashani./mediafokus.info/