ZGJEDHJET 2025

Kandidatët e VV-së për deputetë vizitojnë OVL të UÇK-së

Sot, kandidatët për deputetë Shqipe Mehmeti Selimi, Ismajl Kurteshi dhe Liza Gashi vizituan Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i degës së OVLUÇK-së në Gjilan, Xhevdet Mehmeti dhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Rashit Ymeri, i dhuruan mirënjohje bashkëluftëtares së tyre, kandidates tonë, Shqipe Mehmeti Selimi, për kontributin e dhënë gjatë luftës së fundit në vendin tonë, që i ishte ndarë më parë në përvjetorin e 25-të të Betejës së Zhegovcit.
Mirënjohje dhe falënderim shprehën gjithashtu për përkrahjen e vazhdueshme nga kryetari Alban Hyseni, për veteranët, familjet dhe fëmijët e tyre që përfituan nga bursat për shkollim.
Përkrahja, kujdesi institucional dhe vlerësimi për sakrificën e tyre do të jenë të përhershme.
+2
Të gjitha reagimet:

Blerta Ademi dhe 24 të tjerë

You Might Also Like