Gjilan

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Rexhep Kadriu, njofton se Gjilani ka siguruar përfundimisht furnizimin 24 orë me ujë

“Sot, në cilësinë e koordinatorit nga ministria Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), zhvillova një takim virtual me përfaqësues të Bankës Botërore ku diskutuam hapat dhe formën e aktiviteteve që duhet ndjekur për implementimin e kredisë në vlerë prej 25 milionë euro”, njofton Kadriu.

Sot, në cilësinë e koordinatorit nga ministria Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), zhvillova një takim virtual me përfaqësues të Bankës Botërore ku diskutuam hapat dhe formën e aktiviteteve që duhet ndjekur për implementimin e kredisë në vlerë prej 25 milionë euro.

MEA është duke përzgjedh ekipin menaxhues të projektit si dhe dokumentacionin e nevojshëm për shpalljen e ofertës për studimin e fizibilitetit gjeomekanin të lokacionit në fshatin Desivojcë të Komunës së Kamenicës për ndërtimin e digës përmes së cilës do të furnizohet Kamenica, Ranillugu, dhe Gjilani me ujë të pijshëm.

Është paraparë që nga Desivojca të mbushet sipas nevojës Penda e Përlepnicës. Si komponentë shtesë për Gjilanin do të jetë edhe rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit dhe ndërrimi i gypave të azbestit si dhe vendosja e rrjetit aty ku nuk ka. Vlera e këtij komponenti arrinë në 10 milionë euro.

MEA në bashkëpunim me Hidromoravën dhe kryetarët e Komunave të Kamenicës dhe Gjilanit, kanë për synim final që ky projekt të jetësohet këtë verë në mënyrë që qytetarët e të dyja komunave të kenë furnizim me ujë të pijshëm 24/7.

You Might Also Like