Klubi basketbollistik Prizreni-16 e ka huazuar amerikanin Isaiah Johnson deri në fund të këtij edicioni te Drita, skuadra e rikthyer këtë sezon në elitë pas shtatë vjetësh.
Fituesi i Superkupës së Kosovës me anë të një njoftimin, thekson se me marrëveshje të dyanshme është vendosur që Johnson t’i bashkohet Dritës që në tri ndeshje i ka po aq humbje deri më tani.
Johnson iu bashkua Prizrenit-16 në fillim të këtij sezoni dhe në dy ndeshje të luajtura, ka pasur një mesatare prej 4.5 pikëve e 3.5 kërcimeve.
/Gazeta Sheshi/