Në takimin e dy ekipeve pa fitore sonte në “Shani Nushi” Drita ka arritur të mposhtë Gjakovën e Re me rezultat 54:72 për të siguruar fitoren e parë sezonale në Ligë të Parë.
Qëndrim Demi ka bërë detyrën e madhe për Dritën, duke dhënë 26 pikë, 10 kërcime e 5 asistime në fitoren e ekipit të tij, ndërsa me këtë fitore ekipi gjilanas ka bërë bilancin 1-3, derisa gjakovarët kanë mbetur në 0-4.