Në lokalet e Medreses; “ Alaudin” në Gjilan, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, shtroi iftar për personat me aftësi të kufizuar. Në iftarin e shtruar për personat me aftësi të kufizuar KBI tuboi më se 80 persona nga shoqata Handikos që përfshinë personat me zhvillim të vonshëm mendor dhe me dëmtime fizike, personat me të pamur të dobësuar nga shoqata e të verbërve ,personat nga shoqata e të shurdhër dhe nga shoqata Down Syndrome Kosova.
Pra sonte , si edhe shumë hera tjera KBI bashkoi të gjitha shoqatat me të cilat nëpërmjet Handakosi zhvillon aktivitet dhe ka bashkëpunim të mirë me të gjitha shoqatat.
Me këtë iftar të përbashkët me prezencën e tyre morën pjesë Bujar Kadriu, nga forumi i rrjetit të organizatave të personave me aftësi të kufizuar në nivel republikan. Enver Kurtalani i shoqatës së të shurdhëve në nivel nacional, Fatmir Shurdhani Handikos, Bajram Spahiu kryetar i shoqatës së të verbërve ndër komunal, Elmedina Morina nga shoqata Down Syndrome Kosova.
Kryeimami i KBI të Gjilanit Iljaz ef. Mustafa, pjesëmarrësve në iftarin e shtruar për nderë të tyre iu shprehi mirëseardhje e falënderim, duke iu lut Zotit që të iu pranohet axhirimi i kësaj dite të muaji të shenjtë të Ramazanit dhe axhirim të lehtë në ditët në vazhdim. Pastaj kryeimami Mustafa të pranimeve iu përkujtoi rëndësinë shpirtërore që ka Muaji i shenjtë i ramazanit për besimtarët dhe porositë që jep muaji i Ramazanit si dhuratë e Allahut xh.sh. “Ramazani dhe agjërimi ndihmojnë në forcimin e shoqërizimit të njeriut, të marrëdhënieve të tij brenda në familje dhe me pjesëtarët e tjerë të shoqërisë” tha ndër të tjera kryeimami Mustafa.
Në emër të ftuarave për respektin e treguar për këta persona u falënderuan Bujar Kadriu, Fatmir Shurdhani dhe Bajram Spahiu.