Në Ceremoninë e shpalljes më të mirëve në Kulturë, Rini e Sport janë dalluar edhe sportistët e rinj më të mirë të komunës së Gjilanit për vitin 2022. Kështu në këtë kategori janë veçuar:
Donat Syla, boksier, që ka fituar medaljen e bronztë në Evropë për kategori të reja dhe shumë suksese në rajon e vend. Anëtar i kombëtares së Kosovës dhe bursist.
Anila Selmani, basketboll, kampione në sportin shkollor.
Eridon Maloku, futbollist, anëtar i Kombëtares U-17 dhe U-19.
Erina Sherifi, karateiste, kampione në shumë gara.
Kaula Haziri, boëling, kampione e Kosovës dhe anëtare e Kombëtares në këtë sport.
Kaon Musmurti, karateist, kmpion i Kosovës
Megi Bislimi, volejboll, kampione e Kosovës dhe anëtare e përfaqësueses së Kosovës.
Idea Haziri, karateiste, kampione e Kosovës dhe fituese e shumë garave.
Lena Osmani, pingpongistë, Kampione e Kosovës për gjeneratat U-17 dhe U-19 dhe fituese në shumë gara ndërkombëtare.
Yll Abazi, futbollist i KF Galaksia.
Mirënjohjet e i ndau Lorik Ilazi, kryetar i Unionit të Sportit Lokal të Gjilanit./kryelajmi.com/.