Pas fitores 3:2 ndaj Gjilanit, Qëndrim Kida, kryetrajner i Malishevës ka theksuar:
“Kemi një ecuri të mrekullueshme të ndeshjeve dhe kemi arritur rezultate të mira. Filluam me një ngërç në ndeshje dhe për shkak të një moskomunikimi pranuam gol. Por më pëlqeu karakteri i ekipit. Krijuam shumë raste në pjesën e parë por merita pati edhe portieri. Gjithçka u takon këtyre djelmoshave. Jam i kënaqur shumë me karakterin dhe mënyrën e lojës. Zëvendësimet po sjellin freski. Kemi lojtarë me përvojë dhe lojtarë me kualitet. Puna me Drilonin është kënaqësi. Ai ka karakter të jashtëzakonshëm por është në fillimet e karrierës. Edhe kur mendon se ai është i lodhur, ai është vendimtar dhe i jashtëzakonshëm brenda zonës. Do të mundohemi të vazhdojmë me lojë të mira. Evropën nëse mundemi ta arrijmë mirë, nëse jo, vetëm do të mundohemi të shfaqim lojë të mira si kjo”, ka theksuar Kida pas ndeshjes