Zhvillimi i klubeve të Ligës së Parë po shihet si i patjetrsueshëm për të ngritur nivelin e futbollit në Kosovë, ndërsa pas Lirisë që ka nisur privatizimin dhe ngritjen tash për një gjë të tillë ka bërë të ditur edhe Kika.
Me 1.6 milionë euro pritet të ndërtohet stadiumi modern për KF Kika që do të financohet edhe nga Ministria e Sportit. Ndërsa klubi në fjalë do të ketë sponsor gjeneral një kompani të fuqishme gjilanase. Ndërsa në njoftim është thënë se shpejt do të prezantohet projekti që do të nis në vitin e ardhshëm.
Në një postim të kryetarit të klubit të Kikës, Kadri Rrahimaj, KF Kika ka bërë të ditur se tashmë me plan pritet që ekipi të ketë dy stadiume për të vazhduar tutje me shpresë në suksese.
Kujtojmë, Kika ka qenë nënkampione e Kosovë në vitin e largët 1994/95, ndërsa aktualisht është në Ligën e Parë Grupi B ku këtë stinor pritet ta kryejë në mes, për t’i ndezur “motorat” në stinorët e ardhshëm.