Gjilan

Komuna e Gjilanit realizon ushtrimin në tavolinë për menaxhimin e emergjencave

Gjilan, 7 dhjetor 2023 – Me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Mbrojtjes/FSK-së, Komuna e Gjilanit ka realizuar ushtrimin në tavolinë bazuar në situatën dhe sfidat/ngjarjet që mund të godasin komunën, për menaxhimin e emergjencave.

Në këtë takim, pos kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, kanë marrë pjesë edhe nënkryetarët, drejtorët e drejtorive komunale, sikurse edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, Stacioni Gjilan, FSK-së, Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Qendrës 112, sektorit privat, Kryqit të Kuq, KEK-ut, KRU Hidromorava e Ekogjiena.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, pasi falënderoi organizatorët për këtë ushtrim, ka thënë se arsyeja që është kërkuar që ky ushtrim të bëhet së pari në Gjilan është për t’i menaxhuar sa më mirë dhe në mënyrë sa më profesionale fatkeqësitë e mundshme, së bashku me të gjithë akterët institucionalë.

You Might Also Like