Viti

Komuna e Vitisë me 184 raste aktive të të infektuarve me KOVID 19

 

Në takimin e rregulltë të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim , u diskutua rreth gjendjes aktuale  lidhur me respektimin e  masave  për mbrojtje  nga Viruesi KOVID 19.Duke njoftuar me  gjendjen aktuale kryetari Sokol Haliti,u shpreh se u bëjme  thirrje të gjithëve për respektim të masave kundër koronavirusit pasi që gjobitja në këtë kohë vetëm se vështirëson gjendjen socio-ekonomike.

Komuna e Vitisë, aktualisht ka 184 qytetarë aktiv me virusin Covid-19, ku prej tyre 5 janë të hospitalizuar.

Me këtë rast Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet e ekspertëve, të mbajnë distancën, maskat dhe higjienën personale.  Tutje ait ha se “ Kemi pasur në mbarë vendin një rritje të infeksionit me virusin Covid-19. I lus qytetarët tanë të respektojnë masat sepse kjo është në interes të shëndetit të secilit prej nesh, por edhe në interes të shëndeti publik” u shpreh Kryetarit Haliti.

Ai ndër tjerash potencoi se gjendja socio ekonomike e qytetarëve dhe e bizneseve është e vështirësuar dhe se shqiptimi i gjobave është i dhimbeshim për secilin në këtë situatë. Ai ka folur edhe për procesin e vaksinimit që ka filluar në Viti për personelin mjekësor dhe personat e moshuar duke shtuar se sasia e vaksinave që ka arritur nuk është fatkeqësisht e mjaftueshme për ketë komunë.

Kurse Komandantit i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, ka thënë se Policia e Kosovës në Viti, gjatë fundjavës ka shqiptuar 80 gjoba për mos respektim të masave anti-covid dhe atë kryesisht për mos bartje të maskave.  Edhe kapiteni  Haliliai ju bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat pasi që është në interes të shëndetit publik.

E  Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, tha se sot ka filluar periudha e tretë e mësimit dhe shtoj se kjo po bëhet sipas skenarëve të paraparë. Ai tha se mësimi nga klasat e para deri të pesta është fizikisht në shkolla kurse mbi klasat e pesta mësimi po vijohet në formë virtuale. Drejtori Aliu shtoj se nga virusi Covid-19 në Viti, janë të prekur 2 mësimdhënës dhe 2 nxënës. Ndërkaq për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës për respektim të masave anticovid ka folur Skender Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti.Aziz Zuka

You Might Also Like