LAJME

Komuna i’u ofron më shumë mbështetje nxënësve të shkollave në fushën e IT-së

 
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjilanit, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Future Minds Academy për të ofruar më shumë mbështetje për nxënësit e shkollave në fushën e IT-së.
Drejtori Shpend Nuhiu, tha se ky do të jetë një moment i rëndësishëm për të identifikuar talentet e reja në fushën e teknologjisë dhe për t’u ofruar atyre bursa për të ndjekur trajnimet në këtë institucion.
“Kjo po bëhet me synimin për të kultivuar kuadro konkurruese me ato nga vendet e tjera të botës”, tha drejtori i Arsimit Shpend Nuhiu.
 
 
 
 
 
Të gjitha reagimet:

16

 

You Might Also Like