Viti

Konstituimi i Kuvendit komunal në Kllokot, të enjten

Mbledhja konstituive e Kuvendit të Komunës së Kllokotit do të mbahet me 21 dhjetor 2017. Por, ajo që që bie në sy në ftesën e kryetarit të ri të zgjedhur Bozidar Dejanoviç, dërguar asamblistëve që kanë fituar mandatin katër vjeçar, është ora e mbajtjes së seancës konstituive.Në ftesën e dërguar asambliesitve të rinj, është vepruar njejtë si edhe në ato komuna ku ka fituar Lista serbe , edhe kryetari i ri serbë i Kllokotit ka provokuar uke shënuar kohën e fillimit të seancës. Në ftesën e Komunës së Kllokotit është caktuar që ora e ceremonisë të fillojë në 12:44, e që simbolizon Rezolutën 1244 të Pakos së Ahtisarit. Cka do të thotë se edhe Kllokoti sikurse edhe komunat tjera me shumicë serbe, ka vendosur që mbledhjen e parë inauguruese ta mbajnë në mënyrën e tyre të “veçantë”, pavarësisht se Dejanoviç nuk i takon Listës Serbe, por një Iniciative Qytetare, por që siç duket është në të njëjtat “Valë” sa i përket respektimit të shtetit të Kosovës. “Seanca konstituive e Kuvendit të Kllokotit do të mbahet më 21 dhjetor me fillim në ora 12:44”, thuhet në ftesë. Madje, forma e njëjtë e ftesës u është dërguar edhe këshilltarëve komunal nga komuniteti shqiptarë duke theksuar orën që simbolizon “Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”. Edhe në ftesat e komunave tjera me shumicë serbe që tashmë kanë mbajtur mbledhjet e para inauguruese ora e mbajtjes ka qenë 12:44. Rezoluta 1244 mbetet në fuqi edhe pas shpalljes të pavarësisë së Kosovës, pasi që ajo nuk përmban asnjë lloj kufizimi kohor, e as kushtet sipas të cilave pushon validiteti i saj. E në anën tjetër asambleistët e komunitetit shqiptar nga radhët e LVVsë dhe LDK-së i kanë thënë se nuk do ta respektojnë kohen e caktuar nga kryetari Dejanoviç, ata theksojnë se do të shkojnë rreth 15 minuta me vonesë. Derisa edhe asamblesitët e tjerë shqiptar nga subjektet e tjera nuk do ta do ta respektojnë orën 12:44, pohojnë burimet tona . Aziz Zuka

You Might Also Like