Gjilan

Kosova me kufijtë e saj, sovranitetin dhe kushtetutë, në këto rrethana, në raport me dialogun mbetet e paprekshme

 

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, që njëherit është edhe nënkryetar i LDK-së, gjatë takimit të sotëm me kryeministrin Ramush Haradinaj, nuk ka dashur të komentojë deklaratat e tija për rrëzimin e qeverisë, por ai idenë e tij për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën e ka quajtur të drejtë.

I pyetur për këto çështje, Haziri ka theksuar se me kryeministrin ka vendosur listën e prioriteteve. Ai ka thënë se edhe kryeministri, por edhe kryetari i LDK-së kanë treguar mirëkuptim për qëndrimin e tij politik e që është raiktualizuar më 2011 dhe që është një kauzë që ai e beson, për në qëndrimin e LDK-së ndaj saj ai thotë se është lojal. Kosova me kufijtë e saja, sovranitetin dhe kushtetutë, në këto rrethana, në raport me dialogun mbetet e paprekshme.

“Në Kosovë, të gjithë jemi për dialog, për mënyrën se si t’a zhvillojmë dialogun kemi dallime e besoj shumë që edhe me rolin e kryeministrit e edhe me rolin e kryetarit të LDK-së dhe të tjerëve do të gjendet një mënyrë që të gjendet një unitet dhe të tejkalohen dallimet”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit.

You Might Also Like