Gjilan

Kreu i FFK-së Agim Ademi i dërgon telegram ngushëllimi familjes Murseli

Agim Ademi  ka shkruar një telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta e djalit të presidentit të Dritës dhe familjes Murseli.

E nderuar Familje Murseli!

I nderuar president i FC Drita, Valon Murseli!

Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të më të dashurit tuaj, djalit Noah Murseli.

Në raste të tilla nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen për humbjen e një engjëlli sikur Noah.

Në këto momente të vështira për Ju, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgoj ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.

Lutemi që Zoti t’u japë forcë ta kaloni këtë dhembje të madhe.

Noah do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një engjëll i vogël.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Noah!

Me respekt,

Agim Ademi, president i FFK-së

You Might Also Like