Krijimtaria artistike e rapsodit Sefedin RAMADANI, nga Novosella e Bujanocit
Rapsodi i talentuar, që filloi që në moshën 11, vjeqare të këndoj me pasion e dashuri, që një jetë ia kushtoi këngës folklorike-Popullore.Ka formuar Shoqërin Artistike në fundë të viteve 1960-ta, të quajtur ’’MALËSIA’’, me anëtarë nga Novosella e Malësia e Bujanocit.
Në aktivitete artistike në konkurrencë jo të vogël ka nxanë vendin e parë në Muhoc. Ka marrë pjesë dhe është kontribues në shumë aktivitete kulturoro-artsitike,që organizoheshin në Shkollën Fillore “Skënderbeu” në Zarbicë.Kurse në aktivitetet artistike të garave të nivelit të Komunës së Bujanocit, po ashtu është ranguar e para në Tërnoc dhe rangim në vendin e dytë në Klenovac, në nivel e përfaqësim të Republikës së Serbisë. Këndimin nuk e ka ndalur edhe për sa ishte në shërbim të detyrueshëm ushtarak në Armatën Popullore të Jugosllavisë, ku shërbeu në Knin, dhe në garë që organizoheshin në kuadër të Kazermës ku ka shërbyer dhe në nivele e rang më të lartë është shpërblyer me vendin e parë, gjithnjë në këndim me instrumentet muzikore, me Çifteli e Sharki. Është treguar çdo herë i gatshëm dhe ka bashkëpunuar me Rapsod e krijues tjërë që mbajtën gjallë me aktivitete arstistike të Malësisë, si Memet Iseni, Bexhet Ismajli, Besim Limani, e të tjerë.
Rapsodi me të migruar në Zvicërr në vitet 1970-ta, krahas punës për ta mbajtur familjen dhe në shkollim të fëmijëve, kyqet në jetën kulturore dhe manifestimet që organizoheshin nga Mërgat e gjithë hapsirës son në Zvicër, ku ishte pjesëmarrës dhe këndoj me Çifteli e Sharki dhe nuk i lëshoi nga dora.
Sefedini përveç si Rapsod është edhe punues i shkëlqyeshëm i instrumenteve muzikore, aqë ishte i mishëruar në instrumente tona, i ka ndërtuar e rregulluar dhe ishte një mjeshtër i vërtet prej Artisti në konstruktimin e instrumenteve muzikore të reja si Sharki, Qifteli, Karadizen, Fyll, Kavall, ka ndërtuar edhe katër instrumenta të Violinës.
Krijimtaria dhe veprimtaria artistike e rapsodit Sefedin, është me plotë vlera artistike, ka një repertuar të gjërë të këngëve që përjetësisht i lidhur me fatin dhe dramën e Malësisë së Bujanocit dhe gjithë Kombit, duke kënduar nëpër dasmA e momente gëzime të Malësisë. I këndoi, Ilaz Selimit,humanistit, i këndoi vendlindjes dhe shumë këngë që do të mbesin në kujtesën e qytetarëve gjithëandej.
Veprimtaria e Rapsodit që ka krijuar vlera të reja kulturore të dobishme si veprimtari krijuese, ka arritur në kulmin e krijimtarisë, pasi është pjesëmarrës në shumë aktivitete kulturore të kohës, duke u shpërblyer edhe me shpërblime e mirënjohje si Rapsod i dalluar, si për nga testi dhe përkushtimi në të kënduar, gjithnjë është treguar, bashkëpunues, fjalë ëmbël, njëri i dashur e i afërt.
*Autor i këtij shkrimi është Refik Hasani.
**Shenimet dhe të dhënat e publikuara jan marrë nga deklarata dhe intervista e realizuar në vitin 2021, me vetë Rapsodin Sefedin RAMADANI, nga Novosella, ku me miratimin e tij publikohen.
© Shenimet nga ky publikim jan të drejta autoriale,që mundë të shfrytëzohen duke u cituar autori i shkrimit dhe portali që ka publikuar shkrimin.