Në vazhdën e vizitave që po u bënë objekteve prodhuese dhe zhvillimore në komuna të Kosovës ,Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, I shoqëruar edhe nga ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë qëndruar sot edhe në Viti.
Gjatë kësaj vizite Albin Kurti ka vizituar fabrikën e styroporit dhe styrodorit “Daka Therm” në Pozharan ku është njohur me punën dhe prodhimin e kësaj kompanie njërës nga më të njohurat në Kosovë.
Kjo Kompani është një nga përfituesit e subvencionimit të kredive investive, si pjesë e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Në këtë vizitë i pranishëm është parë edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.E Kurti ka inkurajuar këtë kompani që edhe në të ardhmën të vazhdoi me prodhim kualitativ dhe cilësor si deri me tani.Aziz Zuka