Futboll

Kryesia e KF Gjilani del me një vendim të ri

Pas zhvillimeve më të fundit, Kryesia e KF Gjilani ka dalë me një vendim të ri, të cilin po e botojmë të plotë dhe të cilin klubi e ka shfaqur edhe në faqen zyrtare.

Pas rrethanave të krijuara në KF Gjilani, e me qëllim të informimit të drejtë të gjithë dashamirëve të klubit, përfshi donatorët, tifozët “Skifterët”, veteranët   dhe përkrahësit e drejtë për drejtë dhe indirekt të klubit, jemi të detyruar që të japim informata dhe të dhëna të cilat identifikojnë qartë se kush, si dhe sa e mbështetë KF Gjilanin në konsolidimin financiarë, e si rrjedhojë edhe organizativ e menaxherial. Në fakt përpjekjet për një konsolidim, reformë dhe organizim të ri ishin përkushtim i të gjithë kryesisë, për këtë arsye u bënë hapa dhe iniciativa të ndryshme, të cilat në fakt kishin prezencën edhe të interesave dhe motiveve për të kundërshtua apo për të krijua amulli e paqartësi, duke zvarritë pafundësisht zbatimin e vendimeve dhe marrëveshjeve të dakorduara. Realisht të gjithë ata që në sezonin vjeshtor 2016 kontribuuan pa hile, duke dhënë mjete financiare të konsiderueshme, duke promovua bashkë punim dhe bashkë rrugëtim për sukseset e klubit, u vunë para shumë sfidave, duke përdorë mekanizma jo korrektë dhe jo parimorë madje edhe jot ë zakonshëm, duke i vënë ata në presion të vazhdueshëm me synimin “krejt ose kurrgjë”. Nuk i dimë ende motivet e sakta për synimet e tilla, dhe nuk duam të besojmë se janë qëllime destabilizimi për klubin, megjithatë nuk gjejmë asnjë justifikim që “atë që e ndërtojmë ditën e rrënojnë natën”.
E informojmë opinionin që kryesia e KF Gjilanit, me gjithë sukseset dhe dështimet në rrugëtimin e sajë, ka arrit që gjithnjë të ketë një konsolidim të mjaftueshëm në kontekst të rrethanave të momentit. Të vetëdijshëm për nevojën e përshtatjes së kërkesave të reja, kryesia ka marrë iniciativë për nismën e transformimit të KF Gjilanit nga statusi aktualë në një shoqëri tregtare, me përgjegjësi të kufizuar, ku do të konfirmohen domosdoshmërisht përgjegjësitë e stabilitetit financiarë, organizativ dhe menaxherial. Kjo iniciative u zyrtarizua në kuvendin e mbajtur me 15.03.2013, me ç’rast Kuvendi i KF Gjilanit nxori tre Vendime të rëndësishme, të cilat mundësuan kryerjen e aktiviteteve parapërgatitorë në mënyrë që definitivisht kuvendi i radhës do ti miratonte. Kryesia në vazhdimësi kishte angazhimin e vetë në funksionim të klubit. Kishte edhe zvarritje, por edhe kërkesa të vazhdueshme për zbatim të vendimeve të kuvendit.
Domosdoshmëria për ti realizua synimet e transformimit , dhe për të qenë konkurrues në garat dhe organizimin e klubit, në veçanti pas pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA, u riaktivizuan përpjekjet për veprime konkrete dhe të domosdoshme, Pas shumë diskutimeve në nivel të kryesisë, u nxorën shumë vendime dhe konkluzione të dakorduara, të cilat konfirmonin vendosmërinë që KF Gjilani të arrijë konsolidim financiarë, organizativ dhe menaxherial. Në fakt u dakorduam për dinamikën e hartimit të dokumenteve bazë të funksionimit të Shoqërisë Tregtare KF Gjilani, U dakorduam për Konceptin organizativ të Shoqërisë, U dakorduam për kriteret përzgjedhëse të strukturës udhëheqëse të klubit, dinamikën e aktiviteteve menaxhuese dhe rishikimin e dokumenteve të rëndësishme të klubit si që është Buxheti dhe rregulloret e brendshme.
Nga para marrëveshjet dakorduara, dhe të aprovuara në Kryesi, ishte projektuar që KF Gjilani të këtë asamblenë e Aksionarëve, të cilët e zgjedhin Kryesuesin, kryetarin e Bordit si organ më i lartë ekzekutiv, dhe tre anëtarë të tjerë të Bordit përfshi edhe kryetarin e asamblesë i cili do të jetë anëtarë i Bordit dhe Kryetrajnerin, Deklaruesit më të madhë për dhënien e kontributeve – aksioneve u është lenë mundësia të udhëheqë me Bordin, pra të zgjedhë edhe Drejtorin Ekzekutiv, Sekretarin dhe përmes drejtorit edhe stafin e nevojshëm, që nënkupton menaxhimin ekzekutiv të klubit. Të gjitha këto vendime janë të konfirmuara edhe në kryesi por edhe të deklaruara edhe në takimet në të cilën morën pjesë edhe skifterat.
Të gjitha dokumentat e Klubit, përfshi edhe Deklarata e miratuar në mënyrë solemne më 27.10.2016 nga ora 20,00 në Hotel KRISTAL, kurorëzim i një marrëveshje shpresë dhënëse dhe e besueshme që secili të japë kontributin e vetë në radhë të parë financiarë dhe forma të tjera të implementimit të dokumenteve relevante për të ardhur  deri te synimi i përbashkët.
Nuk është besu që edhe më vonë do të ndodhë jo vetëm mos zbatimi i dokumenteve të nënshkruara, të konfirmuara dhe të premtuara, nuk kemi besua qe të bëhen përpjekje për të instrumentalizua një pjesë të Skifterëve, të cilët me të drejtë kanë shqetësimet e tyre, nuk është e besueshme që individët japin premtimet e tyre sa për të krijua amulli. Nuk kemi besua edhe në shumëçka që ka ndodhë kohët e fundit, madje edhe involvimin e politikës, e që padyshim një ditë do të jipet përgjigje edhe ligjore.
Tani më të gjitha gjërat janë të sheshuara, vazhdimi i lutjeve duke thye edhe dinjitetin personal, nuk vlerësojmë se duhet vazhduar. Duhet gjithsesi të nxjerrim vendime te drejta e përmbajtjesore, të cilat u japin mundësi por edhe përgjegjësi të gjithë atyre që duan të jenë pjesë KF Gjilanit, pjesë e proceseve të transformimit dhe zhvillimit të klubit.
Lidhur me këtë, sotë më 22.11.2016 KF Gjilani nxjerrë:

VENDIM

Me të cilin ftohen anëtarët e kryesisë që përfundimisht të zbatojnë, Deklaratën nr.1-271016 , të datës 27.10.2016 , Vendimin nr. 1-040816 të datës 03.08.2016, lidhur me pagesën e kontributeve, në radhë të parë dhe veprimeve të përbashkëta që duhet të ndërmerren për konsolidimin definitive të KF Gjilani. Data e fundit për deklarim me shkrim, duke e plotësua formularin deklarues është 28.11.2016 deri në ora 16,00. Formulari duhet merret në administrate të klubit, dhe i plotësuar e i nënshkruar të dorëzohet në administrate e Klubit.
Mos nënshkrimi i deklaratës dhe mos plotësimi i kushteve të deklaruara në marrëveshjet, të përcaktuara edhe në formularë konsiderohet si tërheqje nga të gjitha kërkesat dhe përgjegjësitë ekzekutive, të KF Gjilani, respektivisht tërheqje nga antarsia e kryesisë dhe formave të organizimit në procesin e transformimit. Në rast të mos nënshkrimit të deklaratës, dhe mos arsyetimit të pa mundësisë objektive për ta nënshkruar, konsiderohet se mjetet e paguara do te jenë të trajtuara në bazë të vendimit nr.3-150315 të datës 15.03.2016.
Lista e zotuesve të aksioneve do të finalizohet pas datës 28.11.2016, respektivisht pesë ditë para mbajtjes së Kuvendit të KF Gjilani.
Të gjitha dokumentet do të jenë të publikuara në faqen e KF Gjilani, por mund të kërkohen edhe përmes e-mailit të KF Gjilani

Kryesia e KF Gjilani
Datë: 22.11.2016

 

You Might Also Like