Kryetari Haliti ka pritur në takim Klubin e Gjimnastikës “Halil Alidema” dhe ka premtuar ndihmë financiare edhe në të ardhmën për këtë klub
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Zyrtari për Rini dhe Sport, Emrush Azemi kanë pritur sot në takim Klubin e Gjimnastikës “Halil Alidema”-Viti, në krye me kryetarin e këtij klubi, prof. Hazir Alidema.
Me këtë rast kryetari Haliti është njohur për së afërmi me sukseset të cilat i ka arritur ky klub në garat e ndryshme gjimnastikës. i pari i kësaj komune, u shpreh i lumtur me të arriturat e këtij klubi dhe potencoi se Komuna e Vitisë, do të vazhdoj të mbështes klube të suksesshëm siç është Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” që është krenaria e komunës dhe e Aanamoravës.
Kurse prof. Hazir Alidema, themelues dhe kryetar I këëtij klubii , pasi ka vlerësuar pritjen që iu bë për te
dhe klubin, tha se pa mbështetjen e komunës së Vitisë, konkretisht të kryetarit Sokol Haliti, ky klub nuk do kishte mundur të arrijë këto suksese. Ai e njoftoj atë me kushtet në të cilën zhvillohen ushtrimet. E kreu i kësaj komune e njoftoj se në Viti janë duke u shtuar vazhdimisht hapësirat për të zhvilluar disiplinat e ndryshme sportive duke përmendur edhe ndërtimin e Palestrës së Sportit në Drobesh të Vitisë.
Megjithatë ai tha se kjo komunë do të vazhdoj të mbështesë këtë klub me ndihmë financiare edhe në të ardhmen pasi që më të vërtetë anëtarët e këtij klubi e meritojnë atë me sukseset e dëshmuara në garat e ndryshme të gjimnastikës në nivel të garave në Republikën e Kosovës.Aziz Zuka