Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është nderuar sot në Tiranë me titullin “ Ambasador për Paqe” nga Federata e Botërore e Paqes në Shqipëri. Ky titull ju dha atij për siç tha kjo Federatë për kontributin e tij të çmuar në shërbim të kombit. Sipas tyre kryetari Haliti është propozuar nga Bordi i Qendrës e Artit dhe Kulturës Shqiptare ku është Z. Alfred Moisiu, Z. Rexhep Meidani, Z. Bamir Topi,për të qenë një ndër personalitet që do të marrin këtë titull për veprimtarinë e tij.
Me këtë rast kryetari Haliti ka mbajtur edhe një fjalë rasti ku ndër tjerash foli për ndarjen e këtij çmimi për të .
“ Ndarja e çmimit “Ambasador i Paqes” për mua, është një nder i jashtëzakonshëm, një moment i frymëzimit dhe krenarisë që do të më shoqërojë përgjithmonë. Me këtë çmim, nuk e shoh veten si një fitues individual, por si një përfaqësues i një ideali të madh, një vullneti për të ndryshuar botën në mënyrën më pozitive. Titulli Ambasadori i Paqes është më shumë se një titull. Është një thirrje për veprim dhe një përgjegjësi për të shërbyer për të mirën e të gjithëve.
Me këtë çmim, vjen një detyrim i thellë për të punuar dhe ndryshuar realitetin tonë në drejtim të paqes dhe harmonisë. Është një thirrje për të bërë më shumë e për të ndërthurur linjat e bashkëpunimit, dialogut dhe respektit në të gjitha sferat e jetës sonë” , u shpreh kryetari Haliti.
Ai tha se si ambasador i paqes, do të jetë i përkushtuar që të shfrytëzoj të gjitha aftësitë dhe burimet që ka në dispozicion, për të bërë ndryshime pozitive në komunitetin e tij dhe përtej. Ai po ashtu tha se do të promovoj të drejtat dhe vlerat themelore njerëzore, duke kërkuar të ndërtoj një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.
Përndryshe bëhet me dije se Federata e Paqes Universale është një rrjet ndërkombëtar individësh dhe organizatash që i janë kushtuar ndërtimit të një bote në paqe, në te cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet reciprok.
Sipas tyre kjo federatë është një organizate joqeveritare me status te përgjithshëm konsultativ në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara, ECOSOC, dhe i realizon programet e saj përmes rrjetit global te Ambasadoreve për Paqe
Kryetari Haliti nderohet me titullin “ Ambasador për Paqe” nga Federata e Paqes Universale Shqipëri