Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim udhëheqësit dhe anëtarët e Ansamblit të këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi”, të cilët morrin pjesë në Festivalin Internacional të Folklorit në Varna të Bullgarisë. Me këtë rast kryetari Haliti ka theksuar se prezantimi i vlerave kulturore dhe traditës nga ana e Ansamblit Kemajl Azizi’, pos që po prezanton Vitinë në këso ngjarjesh të rëndësishme, gjithashtu edhe paraqet një performancë të shkëlqyeshme në prezantimin e vlerave të etnosit tonë kulturor shqiptar. Ai ka shtuar se Institucionet komunale do të vazhdojnë mbështetjen e aktiviteteve kulturore e sportive në këtë komunë.
Ndërkaq Milot Lala drejtor i Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka falënderuar udhëheqësit dhe anëtarët e këtij ansambli për paraqitjen e denjë në Festivalin internacional të folklorit në Varna të Bullgarisë. Edhe kryetari i Ansamblit “Kemajl Azizi” Arsim Abazi, ka falënderuar Institucionet komunale për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep këtij ansambli, duke mundësuar edhe pjesëmarrjen në Festivale të ndryshme si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.Aziz Zuka