Kryetari Haliti viziton vend punishtet e shumta në lokalitet e komunës së Vitisë
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pas kthimit nga Zvicrra ku ishte ne vizitw, sot menjëherë ka dal në teren, për të parë nga afër punimet e ndryshme që po zhvillohen në fshatrat e kësaj komune.
Ai ndër tjerash ka vizituar edhe punimet parapërgatitor në asfaltimin e rrugës Sllatinë e Poshtme- Sllatinë e Epërme. Përndryshe në vjeshtë të vitit të shkuar është bërë asfaltimi i rrugës nga qyteti i Vitisë deri në Sllatinë, projekt ky që ishte mirëpritur nga banorët e kësaj zone pasi që shkurton rrugën, krijojnë alternativ të rrugëtimit si dhe qasjen më të lehtë të fermerëve në parcelat e tyre.
Gjithashtu ai vizitoi edhe fshatin Drobesh, ku po zhvillohen punimet në rregullimin e fushës sportive, shtegut të atletikes dhe fushës së tenisit. Ai po ashtu në këtë lokalitet vizitoi edhe punimet në shndërrimin e shkollës së vjetër në çerdhe publike. Me këtë komuna e Vitisë, po bëhet me tri çerdhe publike, pas asaj në qytetin e Vitisë dhe Pozheranit. Ndërkaq në qytet ai pa nga afër punimet në kompletimin e sheshit “Micheline Calmy-Rey”.Aziz Zuka