Gjilan

Kryetari Haziri ka ngushëlluar familjen Musa me rastin e ndarjes nga jeta të ish drejtorit të Arsimit dhe veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Nazmi Musa  

Kryetari Haziri ka ngushëlluar familjen Musa me rastin e ndarjes nga jeta të ish drejtorit të Arsimit dhe veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Nazmi Musa
Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsiimit në Gjilan, Nazmi Musa, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Musa.
E nderuara familje Musa,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të madh politik dhe ish-drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa.
Për më shumë se 4 dekada shërbeu si mësimdhënës në Gjilan, duke dhënë kontribut të pamatshëm në këtë sektor e duke nxjerrë kuadro të cilët sot janë profesionistë të mëdhenjë të fushave. Kjo e bënë atë që të mbetet ikona e arsimit në Gjilan.
Profesor Nazmi Musa ishte, po ashtu, edhe veprimtar i madh i çështjes kombëtare, ishte udhëheqësi i strukturave të mbrojtjes të Republikën e Kosovës, në cilësi të komandantit rajonal të Mbrojtjes Territoriale.
Jam krenar që deri në pension bashkëpunuam për të mirën e përgjithshme për afro 3 dekada.
Lmtumirë, ikona e arsimit në Gjilan, Nazmi Musa!

You Might Also Like