Sektori i arsimit në Komunën e Gjilanit, vazhdon të shënoi rezultate në përgatitjen e kuadrove për punë, pas investimeve të cilat po bëhen në këtë fushë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se janë drejt përgatitjes së kuadrove të aftë për tregun e punës
Sipas tij, kabineti i Shkollës Teknike “Mehmet Isai” është pajisur me teknologji moderne si makinat CNC dhe printerët 3D, falë bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe bashkëvendësve tanë ndërmarrës nga Turqia.
“Investim mbi 700.000 euro për avancimin e arsimit profesional. Përveç teknologjisë së avancuar, Komuna e Gjilanit, kujdeset edhe për mirëqenien dhe zhvillimin profesional të nxënësve me sigurim shëndetësor për praktikat jashtë shkollës dhe subvencion prej 1000 euro në vit akademik”, tha kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.