Gjilan, 29 shtator 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se Gjilanit do t’i shtohen edhe dy çerdhe të reja.
Ai a bërë të ditur se në javën e ardhshme do të nis ndërtimi i çerdhes në Gjilan dhe asaj ne Dobërçan.
“Në financim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të shtohen dy çerdhe në Gjilan”, ka thënë kreu i Gjilanit.
“Edukimi i hershëm, rritja e përfshirjes së sa më shumë fëmijëve në të dhe çerdhet e reja janë disa nga zotimet tona që po realizohen”, ka shtuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.