Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum të rëndësishëm mirëkuptimi me OJQ Advancing Together

Gjilan, 12 tetor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi me OJQ Advancing Together, e cila përfaqësohej nga Bashkim Ibishi, drejtor ekzekutiv.

Kryetari Hyseni ka njoftuar se qëllimi i këtij memorandumi është përmirësimi dhe promovimi i qeverisjes lokale demokratike, si dhe forcimi i komunikimit dhe koordinimit funksional ndërmjet komuniteteve jo shumicë dhe autoriteteve në nivel lokal dhe qendror.

Po ashtu, në kuadër të këtij memorandumi, parashihet fuqizimi i kapaciteteve lokale përmes zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të vogla në përputhje me prioritetet e komunitetit jo-shumicë, për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në komunë etj.

Në këtë memorandum parashihet, po ashtu, edhe forcimi i kapaciteteve të autoriteteve lokale dhe pjesëtarëve të komuniteve jo shumicë, për të përforcuar mekanizmat komunalë. ​

You Might Also Like