Gjilan

Kryetari Hyseni priti komandantin e KFOR-it

Kryetari Alban Hyseni, ka pritur komandantin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Në takim u shkëmbyen mendime për trendet e fundit të sigurisë, për aktivitetet e KFOR-it dhe mbështetjen ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

I pari i Gjilanit, tha se kishte nderin që të pres për vizitë në komunë komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Özkan Ulutaș.

“Bashkëbiseduam për tema e çështje të ndryshme, nga siguria në vendin tonë e deri te përvojat e ndryshme të gjeneralit Ulutaș”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, shtoi se bashkëpunimi me KFOR-in vazhdon të jetë esencialisht i nevojshëm për sigurinë e regjionit dhe Ballkanit.

Më tej shtoi se janë për siguri, paqe dhe jetë të qetë, për të gjithë pa dallim në Republikën e Kosovës.

Nga ana tjetër komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş theksoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it në mbështetje të stabilitetit rajonal.

You Might Also Like