Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një shkrimi në facebook, ka treguar se është takuar
me përfaqësuesit e partive politike në Gjilan.
Hyseni ka treguar se sot është koha të reflektojmë për të ardhmen e qytetit të Gjilanit, Hyseni tregon se bashkë me përfaqësuesit e partive politike u dakorduan që së bashku, padallime partiake, etnie e fetare, do të duhet të angazhohemi për mirëqenie, siguri dhe barazi për të gjithë
Shkrimi i plotë:
Pas publikimit të dokumentit të marrëveshjes mbi parimet e qeverisjes, si dhe ftesës së dërguar subjekteve politike: LDK-së, PDK-së, AAK-së, AKR-së, KDTP-së dhe Lëvizjes VATRA, sot u takova zyrtarisht me përfaqësuesit e këtyre subjekteve politike. Me z.Abdyl Aliu dhe z.Bardhyl Syla nga LDK, z.Riad Rashiti, znj.Leonora Morina-Bunjaku dhe z.Bajram Isufi nga PDK, z.Bajram Hasani, znj.Ardita Ukshini dhe z.Nazim Gagica nga AAK, z.Arianit Ibrahimi nga AKR si dhe z.Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra.
Sot, është koha të reflektojmë për të ardhmen e qytetit të Gjilanit, për banorët e tij, si dhe është momenti i gjithsecilit nga ne, si përfaqësues politik të mbajmë përgjegjësi. Parimisht u dakorduam që së bashku, padallime partiake, etnie e fetare, do të duhet të angazhohemi për mirëqenie, siguri dhe barazi për të gjithë. Pikërisht për këtë, ne do të vazhdojmë takimet tona të tjera, deri para datës 5 janar 2022, dita kur do të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit Komunal.