Gjilan

Kundërpërgjigjet LDK: Përpjekje e mjerë dhe e lodhur e z. Hyseni për ta mbuluar mospunën, mosdijen e mungesën e vizionit zhvillimor

Në kohën kur qytetarët e kanë kuptuar se nuk Gjilani nuk ka kryetar, por marionetë politike e cila ushtron detyrat në emër të disa këshilltarëve, deputetëve e disa zëvendësministrave, z. Hyseni në konferencën për media paska bërë përpjekje të mjerë e të lodhur për ta mbuluar mospunën, mosdijen e mungesën e vizionit zhvillimor.
Akuzat në drejtim të qeverisjes LDK-së vijnë si pasojë e mospunës dhe neglizhencës, sepse padija e paaftësia për të menaxhuar me politika zhvillimore, mungesa e vizionit, dhe pakënaqësia e qytetarëve në Gjilan tani është në kulm.
Në vend se pas 16 muajve t’ia fillojë punës, ai del e tenton ta mashtrojë publikun me të pavërteta. Në vend që të punojë për zhvillim, ai po tenton të bëhet ‘hetues’. Tendenca për ta mbuluar me të kaluarën dhe me gjetje që i kanë dalë gjatë qeverisjes së tij është tregues që Gjilani tani është në depresion zhvillimor dhe është pa kryetar, fatkeqësisht.
Projektet zhvillimore për Gjilanin kanë mbetur pa u punuar ende, si Autostrada së Gjilanit, rrugët regjionale, impianti për trajtimin e ujërave të zeza, pjesa tjetër e shtratit të lumit Mirusha, hyrje-daljet Gjilan-Prishtinë, Gjilan-Kllokot, Gjilan-Kamenicë dhe Gjilan-Kumanovë, kanë mbetur aty, pa punuar ende. Fshati i Lumtur mbetet edhe më tutje i pafunksionalizuar, çerdhja në Arbëri me shumë vonesë, shtrati i lumit në Dobërçan i stagnuar, dhjetëra projekte komunale e regjionale të filluara nga ne që s’po lëvizin dot.
Si LDK, do të vazhdojmë të jemi të durueshëm, të sjellshëm e politik-bërës në Kuvendin Komunal dhe nuk do të lëmë mjet e metodë pa e shfrytëzuar për të ecur përpara projektet tona sepse ato janë për të mirën e komunitetit.
Gjilanasit janë të butë, të sjellshëm e të durueshëm, por tashmë e kanë kuptuar që po i qeverisin njerëzit e paditur e të paaftë. Irritimi me këtë depresion politik dhe e ekonomik i tyre dhe përkrahja enorme që po e marrim përditë, është tregues së rikthimi i madh i LDK-së do të ndodhë në Gjilan i cili do të shtrihet në tërë Kosovën.

You Might Also Like