Albin Kurti, kryeministër i Kosovës i shoqëruar nga ministrat Hekuran Murati, Faton Peci, Arbërie Nagavci, Artane Rizvanolli dhe Ejup Maqedonci kanë folur për të arriturat në një tubim të mbajtur me qytetarë. Kryeministri Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij, gjithashtu kanë folur edhe për atë që kanë bërë për Gjilanin, për politikat në arenën ndërkombëtare, për diasporën dhe investimet e saj në Kosovë, për rritjen ekonomike, mirëqenien sociale dhe aspekte të tjera të jetës në Kosovë, duke përsëritur disa herë që edhe në zgjedhjet e ardhshme i duhen 500 K për siç tha për të vazhduar rrugën përpara. Ai disa herë ka përsëritur fjali siç janë: “Betejat politike ne i çojmë deri në fund”, “Më nuk do të paguaj jugu për veriun”, “Do të bëjmë reformën e sistemit pensional” etj. Fjalimin e tij të plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: