Sportet me dorë

KV Drita është fituese e Kupës së Pavarësisë 2023

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, ka arritur edhe një sukses të madh, duke fituar Kupën e Pavarësisë 2023, ngase në finale e ka mundur Skënderbeun e Korçës me rezultat 3:0 në sete, shkruan kryelajmi.com

Vashat që udhëhiqen nga kryetrajneri Lorik Ilazi kanë luajtur një ndeshje të përkryer, duke dëshmuar se janë në formë shumë të mirë. Ato janë dalluar me lojë shumë të mirë në fushë, pranaim e shërbim të mrekullueshëm dhe me gjuajtje të shpejta, derisa nëpërmjet shërbimit të saktë e të fortë nuk i kanë lejuar kundërshtaret që të organizojnë sulme edhe pse te to pati disa lojtare me përvojë nga jashtë, të cilat u dukën të pafuqishme përballë vashave gjilanase.

Drita setin e parë e ka fituar me rezultat 25:21. Që në fillim e krijuan avantazhin komod, të cilin e ruajtën deri në fund. Në setet vijues, Drita ishte edhe më bindëse, duke i kufizuar shqiptaret në vetëm 18, gjegjësisht 16 pikë dhe për të fituar ndeshjen bindshëm me 3:0.

Lojtarja më efikase e kësaj ndeshje dhe e mbarë turneut u shpall Loresa Avdyli, çmim të cilin ia ndau kryetari i FVK-së Bahri Gjinovci, i cili së bashku me E. Pllumbin, kryetar i FVSH, kurse Kupën e Pavarësisë 2023 e ngriti kapitenia e ekipit Adelajda Prenga – Ilazi./kryelajmi.com/.

You Might Also Like