Djelmoshat e Gentjan Mezanit hapën herët llogaritë, teksa realizuan qysh në minutën e parë të lojës përmes mbrojtësit brazilian Jackson Ferreira.
Gerhard Progni në minutën e 18-të të ndeshjes e dyfishoi rezultatin për “kuqebardhët”.
Rastet e tjera nuk munguan, teksa mundësi të mira patën edhe Keita Razak dhe Tomislav Busiç, por rezultati mbeti i pandryshuar më deri në fundin e lojës.
Në pjesën e dytë u inkuadruan edhe futbollistë të tjerë.
Një numër i konsiderueshëm i tifozëve “Skifterat” kanë udhëtuar drejt qytetit të Schaffhausenit për të qenë sa më afër skuadrës së tyre të zemrës.
Gerhard Progni 18′
Jacskon Ferreira 1′
Formacionet zyrtare:
Schaffhausen: Gönitzer, Mevlja, Tranquilli, Menzu, Menezos, Sessolos, Correia, Del Toro, Qollaku, Coulibaly, Djordjevoc. Kryetrajner: Murat Yakin.
Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Rapa, Jackson, Kqiku, Keita Aziz, Shabani, Jonuzi, Progni, Keita Razak, Busiç. Kryetrajner: Gentjan Mezani.
Stadiumi: “Lipo Park” – Schaffhausen
/Gazeta Sheshi/