Dy brazilianët e Klubit të Futbollit Drita, Gilberto Fortunato dhe Edenilson Borgensi janë larguar nga klubi bardh e kaltër dhe karrierën e tyre do t’a vazhdojnë në ekipe të tjera.
Lojtari Edenilson Borgensi, thotë të ketë mbetur i kënaqur në FC Drita. Ai ka falënderuar bashkëlojtarët dhe ka shtuar se ka qenë kënaqësi që me ta ka luajtur gjatë muajit nëntor. Nuk dihet se në cilin ekip do t’a vazhdojë karrierën Edenilson Borgensi, mbase ai mund të rikthehet tek Drita, ngase edhe ai vet në postimin e tij në facebook ka theksuar se miqësia dhe partneriteti ynë do të vazhdojë.
Ndërkohë që Gilberto Fortunato duket se ka gjetur angazhim në një kampionat tjetër. Ai ka përfunduar marrëveshjen me Dritën dhe si duket do të vazhdojë karrierën e tij në futbollin e Indonezisë.
Gilberto Fortunato ka nisur të shënojë në ndeshjet e fundit, kurse duket se edhe ai e ka derën e hapur në KF Drita, gjithsesi nëse nuk gjen angazhimin e duhur.