Në mesin e shumë futbollistve të Fatosave të SC Gjilanit është edhe talenti i madh, Leon Ajeti i cili i ndjek mësimet në Shkollën Fillore “Thimi Mitko” në Gjilan. Leoni edhe pse i ri nga mosha tani afro dy vite është duke u marrë me lojën më të popullarizuarnë bot, lojën e futbollit i cili premton shumë në të ardhmen. Një gjë të tillë e ka vrejtur edhe trajneri i tij i Fatosave, Fidan Qarolli, i cili ka fjalë të mëdha për futbollistin e tij Leon Ajetin. “ Mbi të gjithë është një djalë i edukuar, ka një talent të madh të futbollit, në mesin tonë është më pak se dy vite por është duke përparuar shumë dhe me të drejt do të ketë një karrierë të pasur futbollistike”. Leonin e karakterizon shpejtësia, driblingu dhe mbi të gjitha organizimi i lojës. “Kam filluar tani e dy vite të mirrem me futboll, e dua futbollin dhe dua të bëhem futbollist i madh, ndërsa ëndrra ime është që një ditë ta djersiti fanelën e shtetit tim të Kosovës duke i bërë krenar familjen time , trajnerin dhe shokët e mijë”, thekson talenti, Leon Ajeti. 11-të vjeqari Leon Ajeti tani është duke dhënë kontribut në SC Gjilani tek Fatosat në rolin e mesfushorit ofanzivë. “Kjo pozitë më pëlqen më së shumti pasiqë jam më afër golit por edhe ndërtoj lojën e skuadrës, jemi një grup i mirë i futbollistve dhe shpresoj se në pranverë do të korrim rezultate edhe më të mëdha”. Talenti i SC Gjilanit, Leon Ajeti, i cili idol ka futbollistin e famshëm C.Ronaldo, ndërsa skuadër të zemrës e ka klubin e “djajve të kuq”, Manchester United. Leon Ajeti është shpresë jo vetëm e SC Gjilanit por edhe futbollit të Kosovës.