Boksieri Leutrim Rexhepi ditë më ditë po na bënë krenarë me paraqitjet e tija në ringun profesionist, duke treguar përformancë të jashtëzakonshme. Një gjë të tillë ai e dëshmoi javën e kalur në Kolding të Danimarkës, në meqin me boksierin nga Afganistani me nënshtetësi të Danimarkës, Nesar Kunduzi.
Edhe pse Rexhepi ishte dukshëm më i mirë në këtë sfidë, gjyqtarët e këtij takimi vlerësuan duelin e barabartë, duke e dëmtuar rëndë boksierin gjilanas. Paraqitja e tij në Danimarkë nuk mbeti pa u vërejtur nga shumë trajnerë, menaxher e njohës të boksit, dhe pas vetëm një jave Rexhepi vërshohet me ftesa për kundërshtarët e ri në kategorinë gjerë në 58 kg.
Njëra ndër ftesat më serioze është që ai të bokson në Spanjë me një boksierë cilësorë nga Spanja, që për redaksinë ky boksier është i njohur por për shkak profesionalizmit nuk mund të bëhet publike së paku 30 ditë para meqit.
“Gjerë më tani në këto katër meqe profesioniste jam shumë i kënaqur me paraqitjet e mia, tani kur kemi arritur të kalojmë me viza si qytetarë të lirë në Evropë. ftesat janë edhe më të mëdha. Kam marrë një ftesë të boksojë me një boksierë nga Spanja, i cili është shumë cilësor. Meqi duhet të zhvillohet me 23 mars dhe kemi kohë më pak se 50 dtë për kët meq. Unë do ta bëjë popullin e Kosovës krenar me paraqitjen time në këtë ring dhe do e ngrisë flamurin e shtetin të Kosovës sëbashku me foton e heroit kombëtar Agim Ramadani. Dua të dëshmojë se ky vend ka sportist, flamur e heronjë, prandaj me padurim do ta pres këtë meqë i cili pritet të zhvillohet në 6 raunde”, ka bërë të ditur boksieri Leotrim Rexhepi.