Drejtues i Shtabit, u zgjedh, veprimtari i njohur i çështje kombëtare, Shemsi Syla, zëvendës, Nehat Osmani dhe Alban Hyseni, ndërsa udhëheqës i departamentit për media, Ismet Rashiti. Në mbledhjen e shtabit, poashtu u vendos që tubimi i madh me qytetarë të mbahet më datën 23 shtator 2017, duke filluar në ora 17-të në sallën e madhe të sporteve. Pritet që në tubimin promovues të fushatës të marrin pjesë mijëra qytatarë.
Në kuadër të përgaditjeve për fillimin e fushatës zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Gjilan, ka formuar Shtabin Zgjedhor.
Në kuadër të shtabit janë përfshirë profesionistë të fushave përkatëse të cilët do ti udhëheqin këto departamente: Ekipi i kandidatit për kryetar, departamenti i aktiviteteve, departamenti i kandidatëve, departamenti i mbrojtjes së votës, departamenti ligjor, departamenti i mediave, departamenti i marketingut, departamenti programor, departamenti i vullnetarëve, departamenti i financave, ai i ngritjes së fondeve, i logjistikës dhe departamenti i identifikimit të votuesve.
Në mbledhjen e parë të Shtabit Zgjedhor, ishte i pranishëm edhe Kandidati për Kryetar të Gjilanit, z. Sami Kurteshi, i cili kërkoi nga të gjithë drejtuesdit e departamenteve që të jenë korrekt në përmbushjen e detyrave që u ngarkohen. Pas gjithë këtyre viteve te humbura, Gjilanit duhet t’i kthehet krenaria, zhvillimi ekonomik, kulturor e sportive, ashtu siç e meritojnë qytetarët e komunës sonë, tha ndër të tjerash z. Kurteshi.
Ndërkaq drejtuesi i Shtabit Zgjedhor, Shemsi Syla kërkoi që të gjitha departamentet ti përmbushin detyrat sipas përgjegjësive sepse ka mbetur edhe pak punë deri te fitorja e sigurtë në zgjedhjet e 22 tetorit.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e departamenteve, si gjithnjë, u zotuan të jenë 24 orë në shërbim të qytetarëve, me qëllim që të informohen me kohë dhe sa më mirë për të gjitha zhvillimet.
Në mbledhje poashtu u vendos që tubimi i madh promovues i fushatës të mbahet më 23 shtator 2017, duke filluar në ora 17-të në sallën e madhe të sporteve në Gjilan. Me këtë rast qytetarët e Gjilanit, do të jenë përkrah ndryshimit të madh që po vjen me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatin për Kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshin.
Të bindur në fitorën e sigurt, anëtarët e Shtabit Zgjedhor, të mobilizuar përmes departamenteve, që nga takimi i parë filluan të lëvizin në përmbushjen e detyrave me të cilat i ka ngarkuar udhëheqësi i shtabit, Shemsi Syla. “Ne po fillojmë me bindjen e sigurt në fitore. Përkrahja e qytetarëve është e madhe, ndaj jam i bindur se Kryetari, Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje do të korrë fitore bindëse në raundin e pare, më 22 tetor të këti viti, tha Shemsi Syla.