OPINION

Lufta dhe rënia heroike e Jasharajve

Me rastin e 19-vjetorit të rënies së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari

 

kadri  Shkruan: KADRI GERVALLA

 

“Po të kishte çmim Nobel për luftë ai do t´i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij”. Dhe, vërtet, pse nuk ka çmim Nobel për luftë?! Derisa ka për paqe!

Themelet e lirisë së Kosovës janë në Drenicë,në Prekazin e Ahmet Delisë, të Tahir Mehes dhe familjes së Jasharëve. Prandaj duhet ta mbajmë qëndrimin e drejtë e të guximshëm ndaj UÇK-së, të përkulemi pran varrit të Komandantit legjendar Adem Jasharit, dhe dëshmorëve tjerë që na e sollën lirinë, që sot e gëzon populli.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës solli kualitet të ri në mendjen e çdo shqiptari për, Atdheun, lirinw dhe jetën.”Nëse vepra e Adem Jasharit është themel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rënia e tij është konsolidimi dhe pathyeshmëria e saj. Asnjë vepër, sado meritore që të jetë, e komandantëve apo e gjeneralëve legjendarë, s´mund  të krahasohet me pavdekësinë e komandantit legjendar-mobilizimin masiv në radhët e UÇK-së,dhe suksesin e luftës çlirimtare”.

Dëbora e fundit në fillim të marsit të vitit 1998,nuk arriti ta ruaj dot bardhësinë e vet në Kosovë. Sikur i erdhi rënd natyrës së Kosovës, ta mbante plafin e bardhë të , nga tmerret që po ndodhnin në çdo pjesë të saj atëbotë.

Bardhësia e saj u skuq nga gjaku i viktimave të pafajshme shqiptare të cilët,të masakruar nga dora barbare dhe bishat serbe, njomen token e Prekazit. Mëngjesi i asaj dite kobzezë zbardhi për ti marrë jetët e   50-anwtarve të Prekazit, te cilët s´kishin faj tjetër, pos që flisnin shqip, frymonin shqip dhe luftonin s´bashku në Kullë, me Komandantin legjendar Adem Jasharin, Hamzë Jasharin dhe me Shaban Jasharin,te cilët mbeten në Panteonin e pavdekësisë.

Pas një lufte te gjatë dhe te lavdishme  të Jasharajve,qielli u turbullua dhe filloi te bie shi. Pikat e shiut mbi faqet e çdo shqiptari u bashkuan me lotët qe nuk kishin te ndalur, për te dëgjuar të vërtetën se a vdiq Adem Jashari. U bë një mjegull e fjalëve rreth jetës , ose vdekjes se tij, pra ai ishte ne te dy anët e jetës, edhe ne  mes të gjallëve,dhe mes heronjve,por shpirti me thoshte se ai kursesi nuk mund të kishte vdekur.

Adem Jashari,dhe familja  e Jasharajve ishin bërw tash Legjendë e re mbarwshqiptare. Adem Jashari dhe familja e Jasharajve , u bënw  një nga simbolet e qëndresës, por edhe vet Adem Jashari ishte simbol i kësaj familjeje.

Me vdekjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit disa mendonin se rezistenca ne Kosovë nuk mundë te zgjas as dy ditë. Por ndodhi ajo qe duhet ndodhur, UÇK-ja e beri edhe një simbol më shumë Adem Jasharin. Trimat e Lirisë u forcuan dhe u shtuan çdo ditë,qindra vullnetar nga mbar Drenica, viset tjera te Kosovës dhe nga Diaspora, erdhën dhe u përkulen pran varrit te ADEM JASHARIT, u betuan se luftën do ta vazhdojnë dhe se amanetin Komandantit do ja qojnë ne vend.

“Drenicë jemi me ju” brohoriteshin njerëzit nga mbare Kosova dhe Diaspora, kaluan fusha , male dete dhe thyen kufi, për te ardhur ne Drenicë pran Kullës qe ishte bërë qëndresë e luftës  e mese 50-anëtareve te familjes Jashari. Këto, Kulla mbeten Legjendë trimërie në  Prekazin e Ahmet Delisë, në Prekazin e Tahir Mehes,dhe te familjes Jashari.

Themelet e lirisë së Kosovës janë në Drenicë, në Prekazin e Ahmet Delisë,  të Tahir Mehes dhe familjes së Jasharëve. Prandaj duhet ta mbajmë qëndrimin e drejtë e të guximshëm ndaj UÇK-së, të përkulemi pranë varrit të Komandantit legjendar Adem Jasharit, dhe dëshmorëve tjerë që na e sollën këtë liri që sot e gëzon populli.

Lufta e UÇK-së dhe roli i Komandantit Legjendar,Adem Jashari, për epokën e re është i pazëvendësueshëm.

Sot,Kosova ka nevojë për sakrifica të përditshme,për të shtyrë përpara amanetin e atyre që dhanë më të çmuar,për ditë të bardha dhe një komb më të fortë në të dy anët e kufirit.

Në 19-vjetorin e rënies heroike në altarin e Lirisë, të Komandantit Legjendar Adem JASHARIT dhe Jasharajve, kjo ditë na është e freskët me zinw e saj, por edhe e freskët me luftën dhe qëndresën heroike te Komandantit te UÇK-së , të madhit ADEM JASHARIT, që e ndryshoi historinë, për ta shkruar një histori te lavdishme , te drejt me gjakun  qe rrjedh nga je gurrë, qe nuk do shteron kurrë. Kosova është bërë shtet, falë gjakut te derdhur brez pas brezi dhe te luftës heroike te UÇK-së. Epopeja e UÇK-së,dhe heroizmi i Jasharajve kujtohet ne Kosovën shtet, prandaj në këtë 19- vjetor, do e kujtojmë me epitetin më të lartë Epopenë e UÇK-së dhe Komandantin legjendar Adem Jasharin kudo qe jemi, ne Kosovë dhe diasporë. Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit, legjendar Adem Jasharit dhe familjes  Jashari.

You Might Also Like