Nehat Osmani
Të gjithë e kemi përjetuar atë narrativën “polici mirë, polici keq” por gjobat paguanim gjithsesi!
Po e përjetojmë edhe tani, edhe në rrëfejzën e nënkryetarit të komunës, padyshim në rolin e atij të parit por tashmë tmerrësisht e konsumuar!
Prandaj mos u fshehni z. nënkryetar brenda mureve të së njejtës shtëpi.
Vajtoni brenda çatisë së qeverisë suaj KOTI, pjesë e së cilës jeni ju s’bashku me kryetarin tuaj, e mos traumatizoni bizneset dhe pronarët e tyre, mos traumatizoni shërbyesit civil e qytetarët e komunës tonë.
Mos i traumatizoni me lajka z. nënkryetar sepse qytetarët e komunës sonë dhe tërë Kosovës tanimë 20 vite po mbartin mbi kurrizin e dërrmuar qeverisjen tuaj të LDK-së.
Nga JU e mësuan që “Ai që të flet ëmbël (lajkatari) të ushqen me lugë të zbrazur”.
Me këtë “lugë të thatë” iu keni drejtuar bizneseve të qytetit tonë e do duhej t’iu drejtoheni kryetarit tuaj që merret me fabrikimin e politikave të “larta e boshe” shtetërore dhe do duhej drejtuar qeverisë tuaj Hoti e qeverisjes së tyre KOTI.
Mbase e dini adresën dhe mbase ata dëgjojnë zërin tuaj, anipse qëmoti e kanë humbur udhën në oborr t’vetin.
Ka një urtësi kineze ku thonë se “shtëpitë e lumtura nuk kanë zë”. Nga shtëpia juaj e LDK-së po dëgjohen shumë zëra të zhurmshëm. Të pa artikuluar mjerisht!
Cilit t’i besojmë, ministrave e kryeministrit tuaj, nënkryetarit apo kryetarit të Gjilanit, njëri që sulmon inspektoratin, tjetri që mbron atë, hapur sfidon organet e sigurisë e të drejtësisë duke e ngritur veten mbi ligjin e dëshmuar vartësinë e organeve të kapura shtetërore.
Po pra, është joparimore dhe papërgjegjësi totale, kur një inspektor në këtë kohë të rëndë ekonomike shënon gjoba të majme deri në 500€, madje është thelbësisht e pamoralshme kur këto biznese janë selektive, bastisen edhe brenda oborreve të shtëpive, kur janë mbyllur e duke pastruar, ashtu siq ishte e pamoralshme sabotimi i masave për rimëkëmbjen e bizneseve të vendosura nga qeveria KURTI.
Po pra, shteti do duhej të ishte mekanizëm veprimi për t’i dalë në mbrotje të gjjthë bizneseve të rrezikuara. Për këte qeveria KURTI që në fillet e saja kishte përpiluar planin e detajuar e ju nuk mbetët gur pa lëvizur për ta rrëzuar atë.
Po pra, duhet të krijojmë politika funksionale në mbrojtjen e jetës biznesore dhe sociale të qytetarëve tanë, po për këtë duheni patur vision. E lëvizja Vetëvendosje!, mirëqenien sociale e ka të gravuar në dokumentin themeltar të manifestit të saj.
Përpos që e kemi vision e kemi dhe mision.
Ne jetojmë me të, ju e shkarravisni saherë u rrëshqet dheu nën këmbë.
Mirë që po e ndieni shembjen, sepse qytetarët tashmë kanë ndarë mendjen e biznesmenët janë pjesë e tyre, mbijetojnë nga kafshata e tyre që ju ua keni shterë.
Edhe zëri juaj ngadalë po shteron!