Gjilan

Lutfi Haziri konfirmon: Arsimi mbetet prioriteti i parë i qeverisjes

Gjilan, 31 gusht 2017 – Në prag të fillimit të vitit shkollor 2017/2018, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar sot drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Gjilanit, duke rikonfirmuar se arsimi mbetet prioriteti i parë i qeverisjes komunale.

Pasi ka vizituar shkollat e Gjilanit, Haziri është ndarë i kënaqur me përgatitijet që janë bërë për fillimin e vitit shkollor.

“Edhe në këto momente që po flasim jemi duke i bërë disa renovime nëpër shkolla dhe besoj shumë që më 4 shtator gjithçka është gati për fillimin e vitit shkollor. Po e rikonfirmoj se arsimi mbetet prioriteti i parë i qeverisjes komunale, jo vetëm sa i përket mirëmbjajtjes së shkollave, por edhe i investimeve kapitale që do t’i vazhdojmë t’i bëjmë”, ka thënë Haziri.

“Unë ju falënderoj të gjithë për punën e madhe që keni bërë, për të pasur rend, rregull dhe disiplinë në shkollat tona. Dëshiroj t’ju konfirmoj se në vitin e ardhshëm do të nis ndërtimi i shkollës në afërsi të Tregut të Gjelbërt, sikurse ndërtimi i çerdhes në lagjen “Arbëria”. Ndërkaq, së shpejti do të nis punën çerdhja më moderne në “Dardani”. Ju uroj një vit të mbarë të gjithëve”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit, Shqipe Kastrati Haziri, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen dhe përkushtimin që i ka dhënë sektorit të arsimit. ​

You Might Also Like